Aksioni i nisur në fillim të muajit janar për kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave që posedojnë arme pa leje, ka çuar në pranga 19 vjecarin Altin Gjoka nga qyteti i Lezhës. Sipas policisë, arrestimi i të riut u bë pas informacioneve të marra se në banesën e tij kishte një sasi të konsiderueshme armësh. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një automatik kallashnikov, një pistoletë, një dylbi pushke, pranga si dhe 28 fishkë ushtarakë. Ndaj 19 vjeçarit rëndon vepra penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *