E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksion blic në Elbasan, policia kontroll në dy biznese

Një aksion Blic është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premtje në Elbasan, ku deri më tani kanë ushtruar kontroll në dy  biznese.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se njëri prej bizneseve ku është ushtruar kontroll i imtësishëm është “Security” private, ndërsa aktualisht aksioni është përqëndruar në lagjen “Sulë Paprri”.

 

Biznesi tjetër, nuk ka hapur dyert ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

 

Ndërkohë ndër të tjera bëhet me dije se më shumë se 10 makina policie dhe rreth 60 efektiv ndodhen në terren ndërsa operacione të tilla po ushtrohen prej disa ditësh në qytetin e Elbasanit.

Vazhdo të lexosh