E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tiranë, goditen bandat e drogës, në pranga 27 persona, në kërkim 7 të tjerë. Shisnin kokainë, heroinë, ekstazi e kanabis

Një tjetër operacion policor është finalizuar nga Antidroga e Tiranës që ka goditur disa grupe kriminale të furnizimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainës.

Aksioi u zvhillua pas një hetimi që nisi në janar të këtij viti. Në bashkëpunim me prokurorinë u dokumentua me prova trafiku I drogës dhe u lëshuan 34 masa arresti.

“Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 persona, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë”, tha Eltion Alushi, Drejtor i Policisë Tiranë.

Agjentët kanë sekuestruar edhe shuma parash, drogë dhe automjete.

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë. 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë. 500 doza ekstazi. 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 26 telefona celular të markave të ndryshme. 10 automjete të markave të ndryshme. 

Nga veprimet hetimore rezulton se grupet shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në Tiranë. Kryesisht aktiviteti i tyre ishte në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës, në zonën e Parkut etj.

Burime thonë se një nga kokat e këtij grupi është Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit Adi Sybardhi. Për të riun kjo është masë e dytë për të, pasi më 9 dhjetor, ai u arrestua në një tjetër operacion sëbashku me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Ata u kapen me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës nëse hidhej në treg arrinte në 270 mijë euro.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video