Kronikë
Aksidentoi për vdekje një shtetas, kapet pas 3 ditësh ballshioti

Ndalohet në Mallakastër drejtuesi i automjetit i cili aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në datë 22 korrik.
Reklamë
Shtetasi G.M duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin I.M ne qytetin e Ballshit, dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.
27 vjecari me iniciale G.M banues në Ballsh ishte shpallur ne kërkim dhe u arrestua 3 ditë pas kësaj ngjarje te rëndë
Reklamë
Gjykata e Fierit kishte vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin G.M për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




