Subscribe

17-vjeçari Elio Rraku, që shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Sarandë-Ksamil ku humbën jetën dy turistët italianë, u la në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

Seanca për masën e sigurisë për të riun u zhvillua këtë të dielë në ambientet e spitalit të Sarndës, ku gjendet i shtruar prej plagëve që mori në aksident edhe ai vetë.

 

Prokurorja e çështjes kërkoi masën “Arrest në burg” për 17-vjeçarin, si i akuzuar për  përveprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Ndërkohq që avokati i të miturit Çlirim Shahini kërkoi një masë më të lehtë, duke argumentuar se është në gjendje të rëndë psikologjike nga ngjarja.

 

Aksidenti tragjik ndodhi teksa italianët po ktheheshin nga Ksamili në Sarandë me motorin e tyre. Ato u përplasën nga një mjet tip “Benz” i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar. Ky i fundit ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeçar drejt Ksamilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *