Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar një 52 vjeçar me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimin nga vendi i aksidentit.

 

52 vjeçari i arrestuar është me inicialet S.B, banues në Durrës.

 

Ky shtetas, sipas policisë, dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

 

Policia njofton më tej se pas identifikimit 52 vjeçari u vetëdorëzua paraditen e kësaj të diele.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *