Gjykata e Gjirokastrës la në burg shoferin e ambulancën që aksidentoi për vdekje një fëmijë 10 vjec gjatë kohës që mijëra qytetare prisnin të kalonin doganën e Kakavijës.

Drejtuesi i ambulancës Admir Golemi u mbrojt para togave të zeza duke thënë se ai po lëvizte me shpejtësi 75 km/orë dhe me një pacient të sëmurë në momentin që fëmija i kishte prerë rrugën.

Të njëjtën mbrojtje e bëri edhe avokati i tij, mirëpo trupa gjykuese nuk i ka marrë përsëipër pretendetimet e  mbrojtjes duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin.

Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën në kulmin e krizes në kufirin mes Shqiperisë dhe Greqisë ku shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinjë prisnin në radhë kilometrike për të kaluar pikën kufitare.

Përplasja me ambulancën ishte fatale për fëmijën e mitur 10 vjec me iniciale S.N., nga Lezha I cili po priste me familjeret e tij të shkonte në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *