E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohet zetori/ Humb jetën 38 vjeçari në Vaun e Dejës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Vaun e Dejës.

 

Policia bën me dije se rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë