E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohet shqiptari në Kroaci, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik në Kroaci, ku për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune në zonën e quajtur Soline.

 

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i qartë, po drejtonte një automjet me targa italiane kur u përplas me një tjetër mjet.

 

Të lënduar mbetën dy drejtuesit e makinave, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë