Princi Philip është përfshirë në një aksident me makinë teksa hynte në rezidencën mbretërore të Sandringham, në Britaninë e Madhe, por fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar.

 

Sipas lajmit të bërë publik nga Buckingham Palace, 97-vjeçari, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetta ishte në bordin e një veture e cila është përplasur me një tjetër mjet.

 

The Guardian bën me dije se Duka i Edimburgut ishte në drejtimin e një Range Rover dhe po dilte nga një rrugë me pemë kur ndodhi aksidenti.

 

Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys.

 

Dëshmitarët okulistë thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit. Ai ishte i vetëdijshëm por shumë i tronditur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *