Një 72 vjeçar me iniciale A.B ka humbur jetën, pasi është goditur aksidentalisht nga një frezë dore.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë të Divjakës, rreth orës 13:55.

 

Divjakë / Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *