E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohet autobuzi me turistë, vdesin 6 persona

Një aksident tragjik në të cilin u përfshi një autobus me turistë ukrainas, i ka marrë jetën 6 personave në Poloninë juglindore.

 

Sipas autoriteteve vendase, autobusi po udhëtonte me 57 pasagjerë në orët e vona të mbrëmjes goditi një shtylle elektrike dhe më pas përfundoi jashtë rruge.

 

Reklamë

Si pasojë e përplasjes së fortë 6 turistë nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra ndërsa 30 të tjerë mbeten të plagosur.

 

Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale ndërsa autoritetet konfirmuan se autobusi me turistë po kthehej në Ukrainë.

 

Shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur dhe pa rripa sigurimi kur ndodhi aksidenti fatal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë