20 turiste te huaj janë aksidentuar ne rrugën Gjirokastër-Tepelene ku furgoni me te cilin udhëtonin, doli nga rruga. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj te mërkure, pasi mjeti humbi kontrollin dhe u përplas ne shkëmbin buze rrugës. Per fat te mire, nuk jane shënuar viktima, por vetëm te lënduar ne radhët e turisteve. Gjashte prej tyre jane dërguar ne spital ku ndodhen jashtë rrezikut per jetën, megjithatë po mbahen nen mbikëqyrjen e mjekeve. Policia ka bere te mundur arrestimin e shoferit qe transportonte turistet, 46-vjeçarin nga Fieri, Arben Lame. Sa u takon shkaqeve te aksidentit, burimet e policisë thane se dyshohet qe shoferin ta ketë zënë gjumi, çka ka sjelle edhe humbjen e kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *