E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohen tre makina në Fier, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Levan.

Bëhet me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë