E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Aksidentohen dy makina, 6 të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Klinfac të Klinës në Kosovë, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bën me dije se personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Pejës.

Rreth orës 14:50, Policia është informuar  se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, thuhet në njoftim.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh