E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti tragjik në Kukës, identifikohen dy viktimat (EMRAT)

Afrim Kolgjini, 50 vjeç dhe Festim Gjeta 35 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën  Milot-Morinë.

Policia njoftoi më herët se aksidenti u regjistrua rreth orës 23:35, të datës 1 prill.

Afrim Kolgjini duke drejtuar një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht Kolgjini, dhe 35-vjeçari Festim Gjeta i cili ishte pasagjer humbën jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë