E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin e përjetuar: Kemi parë kiamet

Dy prej personave që arritën të mbijetonin nga aksidenti me 10 viktima në Kroaci, kanë treguar për mediat në Kosovë momentet e tmerrit.

 

Reklamë

“E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe.”

 

Reklamë

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, personat që humbën jetën janë të gjithë shtetas kosovarë që udhëtonin me linjën e rregullt, Frankfurt-Prishtinë. Identiteti i tyre pritet të bëhet zyrtar gjatë orëve në vijim.

 

Ministri kroat i shëndetësisë Vili Berosh, ka bërë të ditur se në autobus kanë qenë edhe 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

 

Kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra kanë mbërritur në Kroaci, ndërsa ditën e hënë, Kosova do të mbajë zi për udhëtarët që humbën jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë