E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik në Korçë, shoqërohen dy shoferët, njeri me funksion drejtor

Policia e Korcës ka bërë të ditur emrat e dy drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkaktuar aksidentin e rëndë në këtë qytet mbrëmjen e kësaj të enjte.

 

Reklamë

Njeri nga shoferet që shkaktuar tragjedinë në familjen Hoxha ku vdi kryefamilajri Sokoli dhe humbi jeten edhe vajza 6 vjece, është identifikuar si Petrit Kupe 61 vjec.

 

Reklamë

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Petrit Kupe, banues në Drithas të Malit, mban postin e drejtorit të drejtorisë së ujesjellës kanalizimeve në këtë bashki.

 

Ai drejtonte mjetin tip  “Volksëagen” me targa AA837UJ  që u përplas me makinën tjeter tip “Benz” me targa AA831AA, që drejtohej nga shtetasi Laurenc Pallashi 29 vjec.

 

Edhe ky shtetas është shoqeruar në komisariat deri ne sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje te rende qe ka marre dy jete njerezish ne menyre krejtesisht te pafajshem pasi babe e bije ishin duke ecur ne trotuar duke shkuar ne shtepi.

 

 

Më poshte njoftimi paraprak i policisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë:

 

Me datë 08.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ  me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë