Subscribe

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djehsme në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona, mes tyre 7 emigrantë të paligjshëm nga vende të botës së tretë.

Deri tani është identifikuar vetëm drejtuesi i mjetiti tip “Benz”, Edison Bregaj, 24 vjeç nga Shkodra.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari Esido Barkaj ka treguar detaje nga aksidenti fatal, teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Barkaj tha se emigrantët kanë hyrë nga pika kufitare “Tre Urat” dhe aty i ka pritur mjeti që do i transportonte drejt Hanit të Hotit.

“Aksidenti i djeshëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Emigrantët, dyshohen nga Siria, të jenë future nga Tre Urat, kanë pritur disa minuta aty derisa ka ardhur automjeti për t’i marrë, për t’i transportuar më pas drejt Hanit të Hotit. Kur ka kaluar pranë Këlcyrës shoferi ka parë policët dhe ka kthyer automjetin. Sapo ka dalë, për shkak të një kthese ka përfunduar në një humnerë. Përplasja ka qenë fatale. Janë disa detaje të frikshme për menyrën si i kanë gjetur policët kur kanë shkuar në vendngjarje.

Puna më e madhe e policisë është dashur për të nxjerrë trupat e tre personave që ishin brenda automjetit, u deshën 6-7 orë. Ishte një autoveturë e tipit “Benz”. Nuk dihet nëse ka qenë një mjet më i madh se normalja apo jo sepse ishte e vështirë të përcaktohej”, tha Barkaj.

Ndërkohë, avokati Robert Karati tha se pritet rezultati i hetimeve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe rrethanat e aksidentit.

“Hetimi duket i thjeshtë në pamje të parë, duket një dalje nga rruga, por nuk është ashtu. Makina kishte një dokumentacion të rregullt, do shihet për sa persona ishte. Do shihet edhe shpejtësia me të cilën ka qenë makina në momentin që është ndjekur nga forcat e policisë. Mund të ketë pasur edhe një kontakt me mjete të tjera. Do shihen kamerat, nëse do ketë në atë zonë. Me ç’pashë dje në lajme, policia ka qenë serioze”, tha avokati.

Gazetari Barkaj tregoi më tej se mjeti po lëvizte me shpejtësi deri në 200 km/orë dhe shoferi duket se nuk e njihte mirë zonën, teksa kamerat e disa bizneseve në zonë mund të kenë kapur dinamikën e aksidentit.

“Në asfalt nuk kishte shenja frenimi, që do të thotë se shoferi është kapur në befasi”, tha Barkaj. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *