Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të...

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos...

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin, shpallet në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Self

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë,...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se...

Aksidenti tragjik në Indi, Trump: Një nga aksidentet ajrore më të këqija në histori

12 Qershor 20:23

Presidenti i SHBA-ve, Donald trump, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Indi ku humbën jetën 242 persona në bord, pasi avioni u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit.

Trump deklaroi sot se SHBA do t’u ofrojë gjithçka që mundet autoriteteve indiane pas “aksidentit të tmerrshëm”.

“Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë. Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit”, tha Trump.

US President Donald Trump says anything we could do to help India, immediately we will be over there ! I gave couple of pointers, we say the plane was flying pretty well, just look like might be engine lost power, one of the worst incident in the aviation history.
#planecrash pic.twitter.com/EokvdiGyfo

— Akashdeep Thind (@thind_akashdeep) June 12, 2025


Të paktën 242 persona humbën jetë sot pasi një avion i Air India – që po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes nga ekipet e shpëtimit, me ndihmën e ushtrisë së Indisë. Por, nuk dihet se sa i përkasin viktimave që gjendeshin në avion dhe sa janë nga personat që gjendeshin në vendin ku u përplas avioni.

Ndërkaq, një zyrtar tjetër policor i tha AFP-së se pret që të ketë “më shumë viktima”, për shkak se avioni u rrëzua mbi një zonë të banuar.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatëick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.

“Në këtë çast po e verifikojmë hollësitë dhe do të njoftojmë për to”, tha Air India në platformën X.

Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.

Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i përfshirë është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha në deklaratë.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.

Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.

Në atë aksident humbën jetën 21 persona.

Air India, e cila më parë ishte në pronësi shtetërore, u ble nga kompania indiane Tata Group në vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – një ndërmarrje e përbashkët mes këtij grupi dhe Singapore Airlines – në vitin 2024.

Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
aksident Indi Tragjik Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

më shumë...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

më shumë...

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

më shumë...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:36

Adionit në një lidhje me këngëtaren e...

1:36

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë...

1:22

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje...

1:11

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin,...

1:08

“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin...

12:57

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

12:52

“Më vjen keq që dola”, Ermiona Lekbello...

11:53

Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith...

11:45

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në...

11:42

Kishte kthyer banesën në ‘bazë’ për përgatitjen...

11:22

EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun...

11:15

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria...

10:38

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e...

10:28

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center...

10:09

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe...

9:56

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të...

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

8:46

“Kujdes me shpenzimet”, parashikimi i Horoskopit për...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.