Dita e dielë është shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi.

 

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili njofton se këtë fundjavë do të ulet flamuri në gjysmë shtizë.

 

Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

 

Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”, shkruan kreu i qeverie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *