E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik në Fier, humb jetën shoferi 19 vjeç

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Hamil të Fierit.

 

Bëhet fjalë për të riun me iniciale K. Th., i cili, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

Vazhdo të lexosh