Subscribe

Një aksident tragjik i mori jetën dy vajzave në autostradën Durrës-Tiranë mëngjesin e kësaj të diele. Ndërkohë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

 

Makina në të cilën udhëtonin tre të rinjtë humbi kontrollin pranë Sukthit, duke u përplasur me trafik ndarësen e autostradës.

 

Si pasojë e goditjes së fortë, mbetën të vdekura në vend, 26-vjeçarja, Silva Gjergji dhe një vajzë tjetër e cila nuk është identifikuar.

 

Shoferi i mjetit Arbër Tivcari gjithashtu 26-vjeçar u transportua me urgjencë në spital.

 

Dy vajzat dhe i plagosuri ishin nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit, pasi kishin darkuar në qytetin bregdetar.

 

Sipas Policisë shkak i përplasjes fatale mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e mjetit dhe konsumi i alkoolit nga shoferi 26-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *