Aksidenti tragjik në autostradë me një viktimë e tre të plagosur, dolën nga mjeti por u përplasën nga një makinë tjetër

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, në autostradën Tiranë-Durrës, ku një i ri ka humbur jetën, dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
28-vjeçari Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Pasi kanë dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga Ismail Laçe.
Si pasojë e goditjes së marrë, 28-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje teksa tre pasagjerët e tjerë të identifikuar si Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, janë dërguar në spitalin e Traumës.
Dy prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa gjendja e Eduart Ripa paraqitet më stabël.
Ismail Laçe është shoqëruar nga policia per sqarimin e rrethanave te aksidentit./vizionplus.tv



