E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Vlorë/ Meta: Lajm tronditës! Policia të marrë masa

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi, si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Vlorë.

 

Ndërsa kërkon hetim të plotë për këtë ngjarje, ai i bën thirrje Policisë Rrugore dhe çdo strukture përgjegjëse që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tilla.

 

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”, shkruan Meta.

Më shumë video