Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ngushëlluar popullin grek për tragjedinë e rëndë të përplasjes mes dy trenave. Përmes një shkrimi në Twitter, Begaj iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të plagosurve. Presidenti shton se Shqipëria qëndron pranë Greqisë në këtë moment të vështirë.

 

“Të tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje . Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah Greqisë “, shkruan ai.

 

Përplasja mes dy trenëve gjatë natës në Greqi ka shkaktuar të paktën 32 viktima dhe dhjetra të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedia, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve që ndodhen ende në tren.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *