Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e djeshme në aksin “Mjedë–Spathar”, pranë Urës së Spatharit, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesi i mjetit, shtetasi Zef Buçaj,, 32 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përplasur me barrierat metalike të urës dhe më pas ka përfunduar në ujë. Për këtë arsye, ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, shtetasi Ndok Çokaj , 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, pasagjeri tjetër, shtetasi Arol Nikaj, 22 vjeç, gjithashtu banues në Laç, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
/vizionplus.tv





