Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Rubik, ku nga përplasja e një automjeti me një autobus ka humbur jetën drejtusi i makinës tip  “Alfa Romeo”.

 

Viktima është Lad Caka  28 vjec, nga Rubiku. Mjeti i tij, pas përplases me autobuzin që po transportonte pasagjerët, ka përfunduar tek barrierat mbrojtëse të rrugës që të con në drejtim të Burrelit.

 

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoferi imjetit tjetër si dhe 8 prej pasagjerëve që po udëhtonijn drejt Kosovës. Të gjithë ata u dërguan me urgjencë në spital ku morën ndihmën e parë  mjekësore.

 

Policia ka marrë disa dëshmi për ngjarjen, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes mund të jetë bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej shoferëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *