Subscribe

Një 32-vjeçare ka humbur jetën, pas një aksidentin automobilistik në aksin Patok-Laç.

 

Policia njofton se e reja ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

 

32-vjeçarja u nis drejt Traumës për mjekim më të specializuar, por rrugës ka humbur jetën.

 

Kurbin/Informacion paraprak

 

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

 

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *