E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti në Korçë, policia jep detaje

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në aksin nacional Korçë-Bilisht. Devijimi i një kamioni të tonazhit të rëndë ka sjellë edhe bllokim të rrugës nacionale.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në pjesën e rrugës pranë fshatit Kuç i Zi. Një autoveturë tip ‘Benz’ me targë AA 303 KI  është përplasur me kamionin e transportit të mallrave me drejtues O.H.

 

Reklamë

Burime pranë ngjarjes thanë se është plagosur drejtuesi i mjetit ‘Benz’, shtetasi K.N,  pedagogu i  Fakultetit Ekonomik ne universitetin e Korcës Koco Nasto i cili ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

 

Nga devijimi i mjetit të tonazhit të rëndë është shkaktuar për pak kohë edhe bllokimi i rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe kalimi në të i mjeteve. Policia që po heton rethanat nuk ka dalë ende me konkluzione për dinamikën dhe shkakun e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë