Një çift bashkëshortësh janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti gjatë pasdites së të martës. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Shëngjergj-Plasë, teksa Jani dhe Fatmira Lamka, ndërsa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre janë rrëzuar në kanal, duke marrë dëmtime të shumta. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrolli nga ana e drejtuesit, pasi ka qenë në gjendjen të dehur. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, ku me rende paraqitet gjendja e gruas, e cila ka marrë plage të shumta në kokë. Policia ka arrestuar bashkëshortin Jani Lamka, pasi drejtonte mjetin pa targa, pa leje drejtimi, si edhe në gjendje të dehur.
Aksidenti në Korçë, plagosen burrë e grua
