E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidenti në Durrës, arrestohet shoferi i autobusit dhe i Fiatit

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, si autor të dushuar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku humbi jetën një 25 vjeçar.

 

Reklamë

Sipas policisë të ndaluarit janë F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P. T., 49 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi i tyre është bërë pasi  tek  mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet,  mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”.

 

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka humbur jetën R. B., 25 vjeç.

Më shumë video

Reklamë