Policia ka arrestuar dy shoferët e përfshirë në aksidentin që ndodhi dje pasdite në fshatin Bërxullë të Tiranes, ku humbi jetën një fëmijë 10-vjeçar.

 

Në pranga u vunë Erjon Hajdini, 30-vjeç dhe Naim Allmeta, 63-vjeç.

 

I mituri ishte ulur në lokalin e prindërve të tij, në momentin kur dy automjetet u përplasën dhe njëri prej tyre përfundoi brenda lokalit.

 

Si pasojë e plagëve të marra, 10-vjeçari ndërroi jetë në vend.

 

Policia bëri të ditur se shoferi 63-vjeçar rezultoi i dehur, ndërkohë që shkak i përplasjes besohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *