Presidenti i kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me aksidentin e kësaj të premtje ku humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

 

Mes makinave të aksidentuara ishte edhe ajo e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Presidenti Thaçi ka thënë se humbja e jetës së tre personave në këtë aksident është një fatkeqësi e madhe.

 

“Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave në aksidentin rrugor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, si dhe lëndimi i disa të tjerëve, përfshirë këtu edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic. Bashkëndjej me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident komunikacioni, kurse ambasadores Kilic dhe të lënduarve të tjerë u uroj shërim sa më të shpejtë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *