Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë, në Delvinë, ku u lënduan tre adoleshentë. Automjeti tip “Benz” drejtohej nga një i mitur, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Dyshohet se automjeti ishte në pronësinë e babait të një prej tre të miturve të përfshirë në aksident.

 

Të lënduarit janë të moshave 13-15 vjeç, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

 

Policia ka bllokuar automjetin dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *