Aksidenti me dy viktima në Kapshticë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e së dielës pranë fshatit Kapshticë me vdekjen e dy grave dhe plagosjen rëndë të një fëmije.
I ndaluari për aksidentin me dy viktima është Olsi Belortaj 47 vjeç, agjent doganor në vend kalimin kufitar të Kapshticës.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, por policia nuk e pati të vështirë ta identifikonte dhe ta verë pas disa orësh në pranga.
Nga aksidenti pranë fshatit Kapshticë humbën jetën shtetaset Valmira Çuko, 34 vjeç, dhe Anjeza Goni, 32 vjeç, të dyja kalimtare në rrugë. I plagosur rëndë mbeti edhe një fëmijë, djali i një prej këtyre grave të reja që po trajtohet në spitalin e traumës në Tiranë.




