E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti me 6 të plagosur në Lezhë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit e ndodhur mesditën e kësaj të diele në lezhë, ku si pasojë u plagosën gjashtë persona.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin,në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, ku mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç,banues në Kosovë

 

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë,drejtuesit e  mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç, L.N.,20 vjeç, dhe B.K.,35 vjeçe,banuese në Kosovë bashkë me të miturin A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë