E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur në Kroaci, dëshmia e policit: Autobusi ishte plot

Një polic kroat, i cili ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti në Brod të Kroacisë konfirmoi se në autobusin me targa të Kosovës ndodheshin 60 persona.

 

Ai tha për mediat se autobusi ishte plot. Mirëpo, nuk dihet mosha e pasagjerëve.

 

Reklamë

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

 

Nga rrëzimi i autobusit, deri tani raportohet për dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur.

Më shumë video

Reklamë