Është proceduar në gjendje të lirë 22-vjeçarja që u përfshi në aksidentin e rëndë ditën e djeshme në Shkodër, ku humbi jetën një 4-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh” dhe humbi jetën një katër vjeçar i cili ndodhej në makinën e drejtuar nga 22-vjeçarja, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe”, njofton policia./ vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *