Është përkeqësuar bilanci i aksidentit që u shënua mesditën e të dielës në Greqi.

Media e vendit fqinj raportojnë se 59-vjeçarja e cila mori dëmtime të rënda në këmbë, bark dhe gjoks ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne.

Ndërsa nipi i saj vetëm 21 muajsh ka marrë dëmtime në tru dhe është futur në intubim. I mituri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në aksident trafiku ka mbetur e plagosur edhe nëna e të miturit, ku fatmirësisht ka marrë dëmtime më të lehta./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *