E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidenti i rëndë në Berat-Poliçan, viktima 34 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura! Dy të plagosurit nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë ndodhi mbëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë.

Shoferi i një mjeti tip “Porsche”, që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua ura në përrua.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat dhe mbetën të plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi, 36 vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Reklamë

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zv.drejtorët e DVP Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri.

Pasi është bërë këqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë