Subscribe

Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 24 vjeçarja Roxhesa Klironomi, banuese në lagjen Nr. 5 Durrës.

 

Kjo e fundit, ka qenë në një darkë në Durrës së bashku me Silva Gjergji 26 vjeçe, banuese në Mirditë, e cila gjithashtu nuk mbijetoi dot, kurse i lënduar rëndë mbeti drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.

 

Pas darkës në një lokal në qytetin bregdetar, të tre të rinjtë janë nisur në drejtim të kryeqytetit. Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool. Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

 

Përplasja rezultoi fatale për dy vajzat që gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa 26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *