Një 39-vjeçar humbi kontrollin e mjetit të tij tip “Ford”, ndërkohë që po udhëtonte në orët e mbrëmjes në Fushë-Milot.

 

Më pas ai u përplas me trafikndarësen e rrugës, dhe për pasojë disa pjesë materiale të makinës u shkëputën, duke rënë mbi një mjet tjetër tip “Audi” që po lëvizte në të njëjtin aks.

 

Si rrjedhojë, “Audi” u përmbys në rrugë, ndërsa drejtuesja e tij mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital.

 

Kurbin / Informacion paraprak

 

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *