Në mesin e të zhdukurve nga tragjedia në Larisa ku u perplasen dy trena mesnaten mes te martes dhe te merkures, rezulton dhe një shqiptare.

 

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë raportohet se ndodhej në vagonin e dytë të trenit gjatë aksidentit të rëndë, tragjedi qe i ka marre jeten te pakten 47 personave.

 

Për shkak të përplasjes së fortë identifikimi i shqiptares pritet të bëhet përmes ADN-së.

 

Prindërit shqiptarë të studentes 21-vjeçare të mjekësisë janë në pritje të përgjigjes së autoriteteve.

 

Teksa kanë kanë kaluar më shumë se 24 orë nga aksidenti i frikshëm, shpresat për nxjerrjen e gjallë të 21-vjeçares thuajse janë shuar.  Lajmi bëhet i ditur nga Komuniteti Shqiptar në Greqi.

 

Komuniteti Shqiptar në Greqi:

Kërkohet Klaudia!

 

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

 

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.

 

Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.

 

Ngushëllime familjeve të viktimave!

 

Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *