E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti, 14 të plagosur në Korçë

14 persona kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi i linjës Korçë- Orman me të cilin ata udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur, pranë fshatit Belorta. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku mësohet se ndodhen tashme jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shkak i daljes së mjetit nga rruga është bere manovrimi i drejtuesit, për te shmangur përplasjen e një kalimtari. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin gjithsej 30 pasagjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë