Subscribe

Nga studimet e Policisë Rrugore unaza e kryeqytetit është e gjitha një njolle e zeze për shkak te aksidenteve te shumta qe ndodhin. Aktualisht jemi ne zonën e njohur si Brrylli ne te cilën ndodhin mesatarisht tre aksidente ne dite. Në Tiranë numërohen gjithsej 55 njolla të zeza nga 143 në total në të gjithë vendin çka i kthejnë rrugët e kryeqytetit në më të rrezikshmet. Këtë e konfirmojnë dhe ekspertët, ku numri më i madh i pikave të zeza janë brenda unazës dhe në hyrjet e saj. Në 170 kilometra rrugë që ka Tirana 40 përqind e makinave të republikës qarkullojnë në metropolin shqiptar. Sulçe thotë se një nga zgjidhjet është dhe rikonceptimi i kryqëzimeve dhe rrugët që lidhen me unazën. Vetëm brenda tre ditëve humben jetën 9 persona dhe 12 të tjerë u plagosën nga aksidentet, ndërsa sezoni i verës mbetet më problematiku, kjo dhe për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *