E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksidentet përgjakin rrugët, një viktimë dhe katër të plagosur në pak orë

Tre aksidente me një viktime dhe disa të plagosur janë shënuar këtë të shtune. Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Fier ku një 24 vjeçar që lëvizte me një motor pranë fshatit Kafaraj në aksin Levan-Tepelenë humbi jetën. I riu u përplas nga një automjet mercedes benz qe po udhëtonte me shpejtësi.

 

24 vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve te marra edhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Drejtuesi i mjetit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë u largua nga vendngjarja. Megjithatë policia e Fierit arrestoi pak orë më pas 68 vjeçarin, banues në fshatin Peshtan.

 

Reklamë

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Thumanë – Lezhë në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Mamurrasit”,  dy persona mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra jashtë saj. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Pak minuta më vonë  një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Laç – Lezhë në vendin e quajtur ” Fushë Milot”.

 

Burrë e grua po udhëtonin nga Lezha ne drejtim te Tiranës kur makina e tyre u përplas me bordurën. Dyshohet se drejtuesin e mjetit e zuri gjumi per shkak te lodhjes. Bashkëshortet u plagosen dhe u dërguan ne gjendje te rende ne spitalin e traumës ne Tirane.

Më shumë video

Reklamë