E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidentet përgjakin rrugët ne Mirditë, Korçë e Berat

Një person humbi jetën, ndërsa 7 persona u plagosen në tre aksidente të ndryshme.

 

Në Mirditë një 54-vjeçare humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga. Për pasoje gjeti vdekjen pasagjerja Marie Përlika. Aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11:50 në Rrugën e Kombit, ne segmentin Milot-Rrëshen. Policia bëri me dije se nga aksidenti u plagosen edhe dy pasagjerë të tjerë.

 

Reklamë

 

Në tjetër aksident u shënua gjatë mesditës në aksin Korçë-Kapshticë. Në kryqëzimin pranë fshatit Plasë tre persona mbetën të plagosur rëndë pasi mjetet me të cilët udhëtonin u përplasen me njëri – tjetrin. Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë.

 

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë një 50 vjeçar mbeti i plagosur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore. Ai po lëvizte me biçiklete kur u godit nga mjeti që lëvizte në të njëjtin drejtim.

 

 

Më shumë video

Reklamë