E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentet nuk kanë të ndalur, tre te plagosur edhe në Bulqizë

Një aksident I ndodhur në afërsi të varrezave në aksin Bulqizë-Qafa e Buallit, ka lënë të plagosur tre persona.

 

Policia bëri të ditur se shtetasi N.V, rreth 66 vjeç, banues në Dibër të Madhe,  duke drejtuar automjetin tip ‘Citroen’, me targa maqedonase, ka humbur  kontrollin duke dalë nga rruga.

 

Reklamë

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga kanë marrë dëmtime shtetaset Rr.K, M.V, dhe shtetasi  M.B, pasagjer në mjet.

 

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë