E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidentet, një viktimë e tre të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur, pasi automjeti tip Mercedes Benz me të cilin udhëtonin është përmbysur si pasojë e një aksidenti në autostradën Vlorë-Levan, në zonën e Panajasë.

 

Sipas policisë, makina u përplas me nje mjet te mirëmbajtjes së rrugëve, i cili nuk kishte tabela sinjalizuese në distancë. Menjëherë në vendngjarje shkuan ambulanca dhe policia. Dy personat u transportuan me urgjencë në spital. Makina e mirëmbajtjes së rrugës nuk kishte tabela sinjalizuese në distancë për tu dalluar nga automjetet e tjera. Sipas policisë, makina ishte e parkuar, sepse po pastronte rrugën.

 

Një tjetër aksident me tre të plagosur u regjistrua mesditën e së hënës në Fushë Krujë. Tre automjete Mercedes Benz u përplasen me njëri-tjetrin, duke sjellë plagosjen e tre personave që udhëtonin në to. Shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Mësohet se një nga të plagosurit u dërgua për një spitalin e  Traumës në Tiranë, per shkak te plagëve te marra.

 

Ndërkohe në orët e para të mëngjesit, një 53 vjeçar humbi jetën në Durrës, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 te Ura e Dajlanit. Edhe pse u transportua me urgjencë për në spitalin e Durrësit, 53 vjecarja nuk mundi te mbijetojë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e komisariatit të Policisë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video